Tre kosovarë në garën ndërkombëtare “Big Data and Analytics EdCon” në Kinë

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 16:51 | Nga

Taulant Mehmeti, Muhamed Retokoceri dhe Hakan Shehu, kanë filluar garën ndërkombëtare “Big Data dhe Analytics – 6th Annual Big Data and Analytics EdCon”, e cila po mbahet në Shangai të Kinës.

Kjo garë ka për qëllim krijimin e zgjidhjeve inovative dhe analitike, duke përdorur teknikat më të reja dhe platformat inteligjente.

Studentët e UBT-se, nën mentorimin e ligjëruesit, Artan Salihu, po prezantojnë projektin me temën “Roli i kultivimit të blegtorisë në ndryshimet klimatike globale”, transmeton Klan Kosova.

Për realizimin e këtij projekti janë përdorë teknikat më të fundit nga Data Science dhe AI, për të studiuar trendët dhe ndikimin e kultivimit të bagëtisë në emetimin e gazrave ndotës për ambientin. Ata kanë bërë krahasimin e ndikimit të këtij sektori me sektorët tjerë, si: energjia dhe transporti.

Përkrahje dhe kontribut të madh për këtë projekt kanë dhënë edhe rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi dhe dr. Murthy Rallapalli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme