Turqit prezantojnë prototipin e automjetit fluturues

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Shefi i kompanisë teknologjike turke Bayraktar, prodhuesi turk i dronëve, mjeteve fluturuese pa pilot, shpalosi prototipin e një automjeti fluturues që, nëse materializohet, do të ishte i pari i këtij lloji në Turqi.

“Kompania ka punuar në vizatimin teknik, dizajnimin, testimin, detajimin dhe prodhimin e këtij prototipi për tetë muaj”, citon AA Selçuk Bayraktarin në Twitter.

Automjeti fluturues i quajtur “Cezeri” pritet të kompletohet këtë shtator dhe mund të shfaqet në Teknofest, festivalin më të madh në Turqi të hapësirës ajrore dhe teknologjisë.

Automjeti ka marrë emrin e inxhinierit të famshëm mysliman Al Jazari, i cili jetoi mes viteve 1136 dhe 1206.

Gjithashtu, Bayraktari nisi një anketë për të zgjedhur njërën prej katër ngjyrave për prototipin.

Kompania Bayraktar, e themeluar në vitin 1984, prodhon dronë të armatosur dhe të paarmatosur, sisteme kontrolli, simulatorë dhe sisteme për avionë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme