Twitter mbyll 235 mijë llogari në luftë kundër ekstremizmit

Prishtinë | 19 Gus 2016 | 21:31 | Nga

Rrjeti social Twitter mbylli plot 235 000 llogari të cilat promovonin terrorizimin gjashtë muajt e fundit si pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të mbajtur njerëzit larg kauzave terroristë online njofton kompania.

“Bota ka qenë dëshmitare e një vale të re sulmesh terroriste në mbarë globin” . “Ne dënojmë të tilla akte dhe jemi të përkushtuar në eliminimin e promovimit të dhunës dhe terrorizmit në platformën tonë”, vijoi kompania.

Aktet e fundit e dërgojnë në 360 000 numrin total të llogarive të mbyllura që nga starti i fushatës kundër terrorizmit nga ana e kompanisë në 2015-ën. Ndërsa, Twitter promovohej si kampion i fjalës së lirë në internet, njëkohësisht u bë shënjestra e shumë grupeve raciste dhe ekstremiste të cilët e shikonin platformën si vendi ideal i përhapjes së mesazheve të tyre.

Është rritur me 80% numri i llogarive të mbyllura të cilat shkelnin ndalimin e Twitter për promovimin e terrorizmit.

“Ne do të vijojmë të investojmë në teknologji dhe resurse në të ardhmen për të luftuar ekstremizmin online” tha Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme