Uber shuan programin e veturave autonome në Arizona

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 09:00 | Nga

Uber tërhoqi pas aksidentit të gjitha automjetet autonome nga rrugët e Arizonës, por edhe qytete të tjera të mëdha në SHBA dhe Kanada, ku po zhvillon këto teste, duke përfshirë San Francisko, Pittsburgh dhe Toronto.

Pas aksidentit, guvernatori i Arizonës, Doug Dusi, njoftoi gjithashtu se kishte urdhëruar Uber të pezullonte një licencë për të testuar vetura autonome në rrugët publike të këtij shteti federal. Ky vendim do të lë pa punë rreth 300 njerëz që punonin në projektet e automobilave autonomë në Arizona.

Megjithëse u tërhoq nga Arizona, Uber nuk do të mbyllë plotësisht programin e testimit për “vetura pa shofer”, por do të vazhdojë testimet në Pittsburgh, Pennsylvania, të cilat u ndërprenë pas aksidentit në Arizona, transmeton ksp.

Aksidenti që shkaktoi polemika të ashpra në lidhje me sigurinë e veturave vetëlëvizëse ndodhi mes natës së 18 dhe 19 marsit 2018.

Elaine Herzberg duke kaluar rrugën jashtë vendit për këmbësorë, u godit nga SUV Volvo XC90, të cilin Uber e përdori për të testuar “veturat pa shofer “.

Hercberg vdiq në spital nga lëndimet dhe në kohën e aksidentit, automjeti ishte në modalitetin e vetë-ngasjes, por pas timonit ishte personi që mbikëqyrte testin e vozitjes. Megjithëse në raportet e para pas aksidentit, policia deklaroi se viktima ishte fajtore për incidentin dhe se aksidenti nuk mund të shmangej, videoja e aksidentit demanton akuzat.

Xhirimi tregon se operatori në veturë, i identifikuar si 44-vjeçarja Rafaela Vaskes, nuk kishte shikuar në rrugë gjatë ngasjes. Videoja hedh poshtë pretendimet e policisë në qytetin lokal të Tempi, se viktima papritmas kaloi para automjetit dhe se ishte e vështirë për të shmangur përplasjen.

Policia dhe autoritetet lokale, me ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Rrugë (NHTSA) dhe Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Trafikut (NTSB), po hetojnë incidentin për të përcaktuar se kush është fajtor për këtë tragjedi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme