Urusi i Lamborghinit me paketë të re

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Kompania e njohur gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Novitec, për Urusin e Lamborghinit ofron paketë të re.

Paketa e re e Novitecut, përfshinë përforcimin e motorit, 4.0-litër V8, në 782 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Tani, ky Urus shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 3,3 sekonda dhe atë maksimale deri në 310 km/h.

Novitec, po ashtu, për këtë Urus ka zgjedhur sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave si dhe amortizatorët e rinj, gjë që e bëjnë këtë model tani më të ulët për 25 mm për dallim nga ai standard.

Gjithashtu, paketa e re përbëhet nga fibra të karbonit dhe Urusi me këtë paketë është më i gjerë për 10 cm në pjesën e përparme dhe 12 cm në pjesën e pasme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme