V-Class e Mercedesit sipas rusëve

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 17:53 | Nga

V-Class e Mercedesit deri tani ka kaluar disa herë nën modifikimet e kompanisë së njohur ruse TopCar dhe në këto fotografitë shihet projekti i saj më i ri i quajtur TopCar Mercedes V-Clas Inferno.

TopCar për këtë Mercedes V-Class ka zgjedhur eksterier me pamje tërheqëse (që përfshinë mbrojtësinë me stil të AMG-së, pragjet, difuzer i pasmë dhe spoiler të pasmë), si dhe modifikimin e interierit sipas dëshirës së pronarit, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, në ofertë janë edhe maska e përparme me logon “TopCar”, dritat LED, eksterier dy-ngjyrësh, gypat e rinj të sistemit të shkarkimit të gazrave, si dhe kofanon nga fibra të karbonit.

Konsumatorët e këtij modeli, po ashtu, mund të zgjedhin njërën nga shumë sete të rrotave të reja nga alumini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme