Viber sjell numrin lokal virtual për biseda pa roaming

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi më i popullarizuar për komunikim përmes porosive dhe zërit Viber ka paralajmëruar shërbimin e vet me parapagim të emërtuar Viber Local Number

Ky opsion shfrytëzuesve do t’u mundësojë shfrytëzimin e numrit telefonik lokal dhe do të mundë të kontaktohen në të edhe nga ata që nuk kanë Viber. Po ashtu ky numër mund të pranojë thirrje dhe porosi SMS pa pasur nevojë të paguajë roaming kudo që gjenden.

Image

Ky shërbim së shpejti do të jetë në dispozicion global, ndërsa tani për tani ofrohet në SHBA, Kanadë dhe Britani të Madhe.

Shfrytëzuesit e numrit lokal do të mundë të pranojnë numër të pakufizuar të thirrjeve dhe porosive SMS.

Viber thotë që 10.000 shfrytëzuesit e parë do ta paguajnë shërbimin e ri të numrit lokal vetëm 1.99 dollarë në muaj për tërë jetën. Çmimi standard do të jetë 4.99 dollarë në muaj. Shërbimi do të mundë të anulohet në baza mujore, pa kompensim shtesë, shkruan “Tech Crunch”.

Viber Local Number u dedikohet afaristëve dhe të tjerëve që duan t’u ofrojnë partnerëve të tyre një numër lokal për t’i thirrur, ndërsa ata që udhëtojnë shpesh në secilin vend të botës mund të ndihen si në shtëpi.

Për t’u parapaguar në numrin lokal të Viber shfrytëzuesit e aplikacionit Viber duhet të shkojnë tek opsioni Viber Local Number tek “More” dhe të zgjedhin shtetin (tani për tani pra vetëm Kanadaja, SHBA-ja dhe Britania e Madhe janë të përfshira), shkruan KOHA Ditore.

“Viber Local Number e begaton përvojën shfrytëzuese, e cila e bën Viberin aplikacionin më të fuqishëm të komunikimit që ekziston tani për tani. Jemi të ngazëllyer që shfrytëzuesve mund t’u ofrojmë mënyra të reja dhe inovative për komunikim dhe përpiqemi që t’ua plotësojmë të gjitha nevojat dhe dëshirat. Prej emigrantëve që kanë nevojë për numër lokal që mund t’ju shërbejë si lidhje me atdheun e deri tek pronarët e kompanive që afarojnë në tregun ndërkombëtar dhe klientëve të vet nga tërë bota duan t’ua ofrojnë ndjenjën që janë gjithmonë aty për ta, ky opsion i ri mundëson prani pa marrë parasysh se ku gjendeni”, tha CEO i Viber, Djamel Agaoua.

Shërbimi Viber Local Number është në dispozicion për aplikacionet mobile iOS dhe Android të Viber.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme