Virusi i ri mund të zbulojë të dhënat private WhatsApp

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 13:13 | Nga

Përdoruesit e aplikacionit messenger WhatsApp rrezikojnë t’iu zbulohen disa të dhëna të rëndësishme të privatësisë së tyre.

Virusi i përhapur kohët e fundit sulmon të gjithë ata të cilët tentojnë të shkarkojnë aplikacionin e WhatsApp. Gjatë shkarkimit mund t’iu merren të dhënat si mesazhet, kontaktet, historinë e kërkimit dhe vendndodhjen tuaj.

Virusi i quajtur GhostCtrl, kërcënimi më i fundit i internetit ka ardhur me disa forma të ndryshme duke përfshirë edhe aplikacionet popullore. Deri tani, WhatsApp dhe Pokemon Go kanë qenë targeti kryesor i virueseve, i cili u lejon hakerave të ndryshëm të ndërhyjnë në sistemin e paisjeve të shumë përdoruesve.

GhostCtrl mund të ndërhyjë në sistemin e telefonit tuaj duke instaluar një software i cili vepron në paisjen tuaj pas shkarkimit të Whats App. Pasi arrin të ndërhyjë në paisjen tuaj virusi mund të sigurojë disa të dhëna private si vendndodhja, mesazhet, kontaktet, telefonatat madje është i aftë të zbulojë edhe më shumë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme