“Viti i jashtëzakonshëm” i Twitterit

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti social Twitter ka regjistruar të hyra rekorde në tremujorin e fundit të 2020-s, duke përmbyllur një vit të cilin shefi i saj ekzekutiv e ka cilësuar “si të jashtëzakonshëm”.

Platforma e njohur ka thënë se ka pasur rritje të të hyrave prej 28 për qind, në 1.29 miliardë dollarësh, krahasuar me tremujorin e fundit të 2019-s.

Në janar, Twitteri përjashtoi ish-presidentin amerikan, Donald Trump, nga platforma, e analistët pritnin të kishte ndikim në tremujorin e ri.

“Jemi platformë që padyshim jemi më e madhe se cilado çështje apo llogari”, ka thënë Jack Dorsey nga kompania.

Rezultatet e tremujorit të katërt kanë tejkaluar pritjet, por kanë dështuar të arrinin edhe cakun për rritje të numrit të llogarive.

Largimi i Trumpit për shkak të kërcënimeve të tij kishte shtuar frikën se fama e rrjetit social do të goditej, por sipas Twitterit kanë qenë më shumë se 6000 çështje të diskutueshme në rrjetin social duke bërë që të ketë rritje më të ngadalshme.

Ai ka njoftuar se 80 për qind e audiencës së Twitterit është jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme