Vjen interneti më i shpejtë në botë 5G

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Koreja e Jugut po përgatitet për të lançuar internetin super të shpejtë 5G.

Pas lançimit të premten shërbimi do përhapet në të gjithë vendin në 85 qytete të ndryshme dhe përdoruesit e pajisjeve me kapacitet 5G mund të shkarkojnë programe 20 herë më shpejt sesa 4G ekzistuese.

Rival i SHBA, AT & T ishte i pari në botë që lëshoi në treg rrjetin 5G në dhjetor 2018 dhe aktualisht është në dispozicion në 12 qytete amerikane, shkruan Internet of Business përcjellë Klan Kosova.

Rrjeti 5G i Koresë së Jugut pritet ti lejojë përdoruesit të shkarkojnë filma të tërë në më pak se një sekondë dhe i hap rrugën transmetimit më të shpejtë të videove.

Konsumatorët do të duhet të kenë pajisje të aktivizuara me 5G për të përdorur shërbimin.

Koreja e Jugut është në garë me Kinën, Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë për të tregtuar 5G, me firma si Samsung, Huawei dhe Apple duke u bërë pioniere në teknologjinë 5G.


https://youtu.be/MC_Sfkh5-zQ


Të ngjashme