Volkswagen gati të riparojë makinat në emetimin e gazrave

Prishtinë | 27 Dhj 2016 | 10:43 | Nga

Një vit pas shpërthimit të skandalit me motorët nafte të prodhuar nga Volkswagen, një zgjidhje për makinat me motor 2.0 katër cilindra u aplikua. Por kishin mbetur ende disa makina me motorë 3.0 V6 për tu riparuar.

Prodhuesi gjerman do të tërheqë makinat nga tregu, do të aplikojë një përditësim softueri dhe një modifikim në mënyrë që makinat të përmbushin standardet e emetimeve.

Marrëveshja për makinat 2.0 litër përfshinte riparimin e 450,000 automjeteve duke lënë kusht 83 000 automjete 3.0 litër për t’u adresuar. Modelet e prekura ishin Audi A6, A7, A8, Q5, Q7, Porsche Cayenne dhe Volkswagen Toureg TDI.

Marrëveshja e fundit kërkon që Volkswagen të riparojë të paktën 75% të makinave me motor 3.0 V6.

Përveç riparimit, Volkswagen do të ofrojë një kontribut prej 225 milionë dollarësh për ambientin. Gjithashtu kompania do të investojë afro 2 miliardë dollarë në ndërtimin e një infrastrukture me zero emetime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme