Volkswageni shënon 45-vjetorin e Golf GTI me një version special

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Për nder të 45-vjetorit të modelit sportiv Golf GTI, Volkswagen ka përgatitur një version special.

Versioni special quhet Golf GTI Clubsport 45 dhe pjesa e tij e përparme është e ngjashme me atë të GTI Clubsport, po ashtu ka çatinë me ngjyrë të zezë, disa detaje tjera me ngjyrë të kuqe “Tornado”, dritat e përparme Matrix LED, rrotat “Scottsdale” 19-inçësh nga alumini, mbrojtësin e pasmë, etj.

Gjithashtu, ka edhe amortizatorët e modifikuar, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, ulëset sportive me mbishkrimin “GTI” si dhe timonin me logon “45”.

Sa i përket motorit, Volkswagen Golf GTI Clubsport 45 vjen me motor benzinë Turbo me kapacitet prej 300 kuajfuqi, në kombinim me marshin DSG me 7 shpejtësi si dhe me sistemin e tërheqjes me rrotat e përparme. Po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ky version special e arrin për më pak se 6 sekonda.

Shitja e Golf GTI Clubsport 45 në Evropë do të fillojë nga 1 marsi me çmim prej 47,790 euro në Gjermani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme