VW tërheq mbi 150 mijë Audi A3 në ShBA, probleme me “airbag”

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Volkswagen Group ka njoftuar për tërheqjen e mbi 150 mijë veturave A3 në Shtetet e Bashkuara, sipas një regjistrimi në Administratën Kombëtare të Sigurisë së Trafikut të Autostradave.

Tërheqja pritet të ndikojë në 153.152 njësi të makinës kompakte që u prodhuan midis viteve 2015 dhe 2020, përfshirë modelet sedan, e-tron dhe kabrioletë, dhe disa prej S3-ve.

Sistemi që detekton nëse vendi i pasagjerit është i zënë mund të mos funksionojë dhe “airbagu” nuk punon.

VW do t’u shkruajë pronarëve të veturave të prekura deri më 21 maj dhe do t’i kontaktojë ata përsëri pasi të gjendet një zgjidhje për problemin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme