WhatsApp e Instagram së shpejti me emra të rinj

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

WhatsApp dhe Instagram do të marrin emra të rinj si pjesë e një marke të re nga Facebook-u.

Të dy aplikacionet do të njihen si “WhatsApp nga Facebook” dhe “Instagram nga Facebook”.

Ky vendim është pjesë e një ndryshimi më të gjerë drejt lidhjes së tre aplikacioneve dhe sjelljes së tyre nën brendin e Facebook, sipas The Information, i cili së pari raportoi ndryshimin.

Qysh kur Facebook ka blerë edhe WhatsApp dhe Instagram, ajo ka lënë kryesisht aplikacionet të ekzekutohen veç e veç.

Kjo është shtrirë në markën e të dy aplikacioneve.

Në ËhatsApp dhe Instagram, nuk ka deklaratë të qartë që secili aplikacion të jetë pronë e Facebook

Të ngjashme