WhatsApp la në “errësirë” 1.2 miliard përdorues

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 12:24 | Nga

Aplikacioni i mesazheve, i zotëruar nga Facebook, i cili ka më shumë se 1.2 miliard përdorues, ditën e djeshme ka përjetuar probleme.

WhatsApp është rikthyer pasi ka pësuar një ndërprerje ditën e djeshme, duke prekur miliona përdorues në mbarë botën.

Shërbimi i monitorimit të web-it, Down Detector njoftoi se problemet me aplikacionin filluan rreth orës 21:00 në Britaninë e Madhe, por problemet u shfaqën edhe në SHBA, Amerikën e Jugut dhe Azi.

Qindra njerëz nga vende të ndryshme kanë shkruar në Twitter për të raportuar problemin.

Shumë përdorues kanë treguar se kanë qenë në gjendje të hapin aplikacionin, por nuk kanë qenë në gjendje të lidhen me serverat e tyre, duke e bërë të pamundur dërgimin ose marrjen e mesazheve.

Më pas, rreth orës 11:20 të mbrëmjes, shumë prej tyre raportuan se kanë munduar ta hapin sërish shërbimin.

Ankesat e postuara në mediat sociale bënë që shërbimi të ishte trendi më i lartë në Britaninë e Madhe në Twitter.

Shërbimi ka konfirmuar se problemet kanë qenë rezultat i disa problemeve me serverin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme