WhatsApp në shënjestrën e autoriteteve të BE-së

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 10:09 | Nga

Ndryshimet e WhatsApp në kushtet e privatësisë e kanë vënë kompaninë në qendër të vëmendjes të autoriteteve evropiane për mbrojtjen e të dhënave.

Në një term të tij thuhet se WhatsApp shpërndan të dhënat me kompaninë që e ka në pronësi aplikacionin, Facebook.
Grupi i punës mbi atë që quhet neni 29 i ka shkruar themeluesit të WhatsApp Jan Koum duke shprehur shqetësimet mbi kushtet e privatësisë.

Në letër i kërkohet WhatsApp të japë detaje të të dhënave specifike që ndan, përfshi këtu dhe kategoritë e të dhënave, burimin, marrësin dhe efektet e transferimit të të dhënave tek përdoruesi dhe tek “një palë e treteë e mundshme”. Gjithashtu paralajmëron WhatsApp që të mos ndajë më të dhëna me Facebook teksa po heton edhe ligjshmërinë e saj.

Vetë kompania WhatsApp në një reagim për TechCrunch thotë se është duke punuar e autoritetet e mbrojtjes së të dhënave për të adresuar çështjen. “Ne kemi një dialog konstruktiv, përfshirë që para përditësimit tonë, dhe mbetemi të angazhuar për të respektuar ligjin”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme