WhatsApp së shpejti me pagesë

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 20:10 | Nga

Whatsapp i ka kërkuar disa nga përdoruesve të paguajnë për këtë shërbim.

Por mos u shqetësoni, ju do të vazhdoni të bisedoni falas me miqtë tuaj në aplikacion, sepse ky ndryshim do të prek vetëm bizneset.

“Bizneset do të paguajnë për të dërguar mesazhe të caktuara që përfshijnë shërbime, të dhëna, shifra, etj,” njofton kompania.

Kompanitë tani do të paguajnë për të dërguar informacione të tilla si datat e dorëzimit, konfirmimet e porosive ose oraret e transportit nëpërmjet Whatsapp, duke paguar nga 0.5 cent deri në 9 cent për mesazh në këmbim të një garancie se mesazhi është dërguar.

“Në të kundërt, mesazhet do të mbeten të mbyllura dhe ne mund të bllokojmë çdo biznes me prekjen e një butoni”.

Kjo strategji shënon një epokë të re për Facebook, i cili e bleu Whatsapp për 19 milionë dollarë në vitin 2014.

Mesa duket, Zuck ka nevojë për “disa të holla” pas ngjarjeve të shumta që kaloi me Facebook.

Diçka e ngjashme pritet të ndodh dhe me Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme