WhatsApp sjell risi të madhe

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 20:46 | Nga

Janë publikuar informata të reja lidhur me rrjetin social WhatsApp. Versioni i ri që pritet të dalë së shpejti është i dedikuar më shumë për kompanitë, dhe do të ketë ndryshim të madh.

Në aplikacioni i ri për të cilin ende është duke u punuar, firmat do të ketë të instalojnë WhatsApp Business dhe WhatsApp’in e zakonshëm, të cilët do të funksionojnë si dy aplikacione të ndara në të njëjtin telefon të mençur, transmeton gazetametro.net

Përpos kësaj, WhatsApp Business do të jetë e mundshme t’a lidhësh me numrin fiks të telefonit.

Kështu thirrjeve të klientëve në numrin fiks, do të jetë e mundur ti përgjigjesh në telefonin e mençur.

Poashtu WhatsApp Business do të ketë pamje ndryshe nga aplikacioni standard. Ai do të mundësojë të të shohësh numrin total të mesazheve të pranuara, të dërguara dhe të lexuara, që p[as një kohe mund të përdoren për qëllime analitike.

Poashtu përdoruesit do të mund të zgjedhin edhe ‘sekretareshën automatike’, si përgjigje ndaj thirrjeve të klientëve jashtë orarit të punës.

WhatsAp i ri tani është në fazën e hershme të testimi (versioni beta). Ndër shumë mundësi që do të ofrojë, pritet të jetë edhe të porositësh produkte përmes aplikacionit, ashtu si edhe pranimi i vërtetimeve për pranimin e dërgesave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme