WhatsAppi konfirmon sulmin kibernetik, kërkon përdoruesit të përditësojnë aplikacionin

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Aplikacioni i njohur për mesazhe, WhatsApp, ka konfirmuar se hakerët kanë arritur të instalojnë aplikacione spiunazhi në këtë shërbim duke arritur të vjedhin informata nga përdorues të caktuar.

Facebooku, kompania që ka në pronë WhatsAppin, ka konfirmuar se përdoruesit ishin cak i një sulmi të avancuar kibernetik.

Nuk është bërë e ditur numri i pajisjeve që janë prekur nga ky sulm.

Sipas raportimeve, dyshohet se një kompani private që merret me qeveritë për spiunazhe kishte kryer sulmin duke shfrytëzuar një lëshim të aplikacionit.

Kompania ka gjetur shkeljet në fillim të muajit maj dhe ka kërkuar nga përdoruesit të përditësojnë aplikacionin.

WhatsAppi ka thënë se është thellë i shqetësuar dhe ka informuar një numër të organizatave për të drejtat e njeriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme