WhatsAppi mundëson tërheqjen e mesazheve të dërguara

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 16:10 | Nga

A keni dërguar ndonjëherë diçka në WhatsApp dhe më pas jeni penduar për të? Një mesazh? Një shprehje dashurie? Epo të gjithë janë penduar për diçka të paktën njëherë.

Por mos u frikësoni sepse WhatsApp pritet të shpejti të lansojë një funksionalitet i cili ju mundëson të tërhiqni mesazhet.

Ju do të keni 5 minuta kohë për tu penduar për veprimin tuaj dhe të tërhiqni mesazhin. Sipas WABetaInfo, një sajt i cili teston funksionalitetet e reja të WhatsApp, aplikacioni do të ketë funksionalitetin e ri me versionin 2.17.30+.

Përdoruesit mund të tërheqin mesazhet, statuset, videot, GIF, dokumente e madje dhe replika të statuseve. Çdo gjë pothuajse mund të tërhiqet brenda 5 minutash.

Aktualisht WhatsApp është në versionin 2.17.30 që do të thotë se mbase versioni i radhës vjen me këtë funksionalitet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme