Windows 10 preview sjell thirrjet Android në PC

Prishtinë | 12 Tet 2019 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Ka mbërritur mbështetja për thirrje Windows 10 Your Phone dhe ajo është në dispozicion të përdoruesve. Microsofti e ka publikuar Windows 10 Insider Preview për testuesit Fast ring, gjë që e shton mundësinë për të bërë thirrje nga kompjuteri.

Përdoruesi do të ketë nevojë për të paktën Android 7.0 Nougat ose sistem operativ më të ri, aplikacionin Your Phone në Android, si dhe PC me mbështetje Bluetooth, shkruan KOHA Ditore. Thirrja mund të fillohet përmes kontakteve ose me ndihmën e thirrësit in-app. Nëse nuk dëshironi/ose nuk mund ta pranoni thirrjen, mund të përgjigjeni me tekst ose me mesazh zanor.

Janë të mundura glitchet dhe bagët fillestarë, pasi që bëhet fjalë për një softuer pre-release. Gjithashtu, Microsofti paralajmëron se disa versione më të vjetra të softuerit kundër mashtrimeve në lojëra mund të shkaktojnë rrëzim të sistemit në këtë Windows build, kështu që nuk rekomandohen për ata që varen absolutisht nga një PC i besueshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme