Windows 95 tani si aplikacion për pajisjet moderne

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 19:54 | Nga

Windows 95 tani është një sistem operativ që përdoret si aplikacion në pajisjet e platformat moderne.

Window 95 si aplikacion tani mund të shkarkohet e përdoret në sistemet macOS, Windows e Linux.

Programeri Felix Riesberg është përgjegjës për këtë aplikacion, i cili i lejon ata që janë nostalgjikë për sistemin operativ Windows 95, ta provojnë atë si aplikacion në pajisjet e tyre moderne, transmeton koha.net.

Rieseberg ka publikuar kodin burimor e aplikacionin instalues për këtë projekt në Githhub, e aplikacionet e famshme të asaj kohe, si Wordpad, MS Paint e Minesweeper punojnë në mënyrë të përkryer, ndërsa Internet Explorer nuk është funksional.

Ky aplikacion është vetëm 129MB i madh, e atë mund ta shkarkoni duke klikuar këtu, për macOS e Windows, e kur të instalohet përdor vetëm rreth 200MB RAM.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme