WSJ: Apple do të prezantojë një iPhone me ekran të lakuar

Prishtinë | 01 Mar 2017 | 10:58 | Nga

Apple ka planifikuar diçka me të vërtetë speciale në përvjetorin e 10 të telefonit. Sipas Wall Street Journal, linja iPhone e këtij viti do të ketë në përbërje një model të rangut të lartë me harduer ekskluziv.

Sipas raportit të paktën një prej tyre do të ketë ekran të lakuar i stilit të Galaxy S7 Edge dhe si për ironi do të jetë Samsung ai që do ti ndërtojë këto ekrane. Sipas WSJ ky model do të kushtojë mbi 1,000 dollar.
Raporti vijon më tutje duke thënë se Apple zëvendëson portën Lighting në favor të USB-C me iPhone e këtij viti. Kjo teknologji do të ofrojë më shumë potencial për telefonin, shumë shumë sesa Lighting dhe USB 3.

I ashtuquajturi iPhone 8, është një prej modeleve të shumëpritura ku disa prej veçorive të raportuara janë kapakë prej xhami, ngarkim wireless dhe ekran OLED.

Përtej këtyre informacioneve, WSJ tha se Apple do të prezantojë tre iPhone këtë vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme