YouTube tregon planin për të luftuar “terrorin online”

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 11:55 | Nga

YouTube ka pasur vështirësi me atë se si t’i luftojë videot të cilat shfaqin ideologji urrejtëse, gjë që ka çuar që shumë prej ideologjive të fundit të përhapen përmes këtij rrjeti social për video.
Problemi thelbësor kishte qenë se videot nuk thyenin asnjë rregull specifike të platformës.

Bllokimi i disa videove bazuar në ideologji e disa të tjera jo, do të mund të çonte në standarde të dyfishta duke thyer kështu rregullin e parë të YouTube: se përdoruesit mund të ngarkojnë përmbajtjen e tyre, për aq gjatë sa nuk është e paligjshme, pa frikën se mund të cenzurohen.

Të dielën, Google, që ka në pronësi YouTube, njoftoi për rregullat e reja që ndihmojnë që përmbajtje të tilla me ideologji urrejtëse të mos publikohen në YouTube, transmeton Gazeta Express.

Njoftimi u bë në një postim në blog nga Kent Walker, këshilltari i përgjithshëm i Google, nën titullin “Pesë hapat që po i ndërmarrim sot për të luftuar terrorin online”.

Dy hapat e parë përfshin identifikimin dhe fshirjen e videove që veçanërisht inkurajojnë terrorizmin. Por, siç shkroi Walker, nuk është aq e thjeshtë siç tingëllon, sidomos prej vitit 2012, një orë përmbajtje ngarkohet në platformë çdo sekondë.

Aktualisht, YouTube përdorë një kombinim analizash të videove, të cilat bëhen nga programe dhe njerëz të ndryshëm, për të gjetur dhe fshirë videot që thyejnë rregullat e saja.

Pasi YouTube nuk mund t’i fshijë këto video dhe të tjerat e llojit të njëjtë, plani kryesor i kompanisë është që thjeshtë t’i fshehë ato sa më mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme