Zbulohet konfigurimi i memorieve të Samsung Galaxy S9/S9+

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 09:28 | Nga

Samsung Galaxy S9/S9+ tashmë kanë qenë subjekt diskutimi i disa spekulimeve dhe raportimeve kohëve të fundit.

Tani, ka rrjedhur një raport i ri me burim nga Kina i cili zbulon konfigurimin e memorieve të këtyre dy smartfonëve të avancuar të Samsungut.

Sipas këtij raporti, Galaxy S9 do të jetë në dispozicion me 4 GB RAM memorie dhe 64 ose 128 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Ndërsa, Galaxy S9+ do të vijë me 6 GB RAM memorie dhe 64, 128 ose 256 GB të memories së brendshme.

Gjithashtu, në këtë raport thuhet se mund të vijë edhe një model me 512 GB memorie të brendshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme