Zbulohet Porsche 911 i dedikuar për shoferin legjendar belg

Prishtinë | 04 Jan 2020 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Është zbuluar Porsche 911 i edicionit ‘Belgian Legend’, i cili është një model i dizajnuar për të festuar 75 vjetorin e shoferit të njohur të Formula 1, Jacky Ickx, si dhe edicioni të parë special të gjeneratës 922 të 911-shit.

Inspirimi për modelin e ri është marrë nga helmeta e fituesit të gjashtëfishtë të garës ‘24 Hours of Le Mans’, transmeton Koha.net.

Rrotat e tij janë 20 inç nga para e 21 nga pas, i ngjyrosur në të kaltër e vija të bardha rreth xhamave për tu dukur i njëjtë me helmetën e shoferit belg Jacky Ickx.

Edhe interieri është i bërë në stil të helmetës, me lëkurë ngjyrë të zezë e vija nga kromi.

‘Edicioni i Legjendës Belge’ ka motorin 3.0 litërsh twin-turbocharged i cili prodhon 444 kuajfuqi dhe ka të gjitha rrotat aktive.

Porsche 911 Belgian Legend Edition, shpejtësinë nga 0 në 100km/orë e arrin për 3.4 sekonda e atë maksimale prej 305km/orë.

Modeli i ri do të jetë i limituar në vetëm 70 njësi e që të gjitha do të shiten në vendin e shoferit legjendar, Belgjikën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme