ZTE me modelin e ri Nubia më 6 prill

Prishtinë | 29 Mar 2017 | 23:10 | Nga

Nubia Z17 Mini nuk u shfaq javën e kaluar, pavarësisht spekulimeve se kjo pajisje do të jetë kryesorja në ngjarjen e 21 marsit të kompanisë. Në këtë ngjarje, kompania kineze kishte vendosur të lansojë Nubia M2, M2 Lite dhe N2.

Sidoçoftë, Nubia Z17 mini mund të jetë ende duke u ndërtuar. Sot, ZTE ka dërguar një ftesë për një ngjarje të re, e cila do të mbahet më 6 prill. Imazhi që shoqëron ftesën ka një dizajn që fuqishëm nënkupton që pajisja do të ketë sistem duo të kamerave.

Në ndërkohë, dje një telefon i kompanisë u çertifikua për shitje në TENAA në Kinë dhe poashtu ka kamerën dyshe.

Kjo pajisje ka ekran me 1080p prej 5.2 inç, procesorin 1.8 GHz dhe RAM memorie prej 4GB. Hapësira ruajtëse prej 64GB mund të zgjerohet, ndërsa sistemi operues është Android 6.0 Marshmallow. Bateria ka kapacitet prej 2,930 mAh.

Telefoni do të ofrohet në ngjyrë të argjendtë dhe të artë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme