Tërmet në Itali, dy të vdekur e dhjetëra të lënduar

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 11:34 | Nga

Ka shkaktuar dy viktima dhe të paktën 39 të plagosur tërmeti i magnitudës 4 ballë që goditi mbrëmjen e së hënës ishullin italian të Iskias.

Mediat italiane thonë se të paktën 10 persona të tjerë janë të humbur pasi ndërtesat në qytezën Kazamiçola u shembën. Mbrojtja Civile në Romë tha se një nga viktimat, një grua, ishte vrarë pasi ishte goditur nga blloqet e gurit që binin nga kisha e Santa Maria del Suffragio.

Skuadrat e emergjencës kanë punuar gjatë gjithë natës për të shpëtuar të bllokuarit nën rrënoja, mes të cilëve edhe fëmijë.

Ishulli pranë brigjeve të Napolit ka një popullatë prej rreth 50 mijë banorësh dhe është shumë i frekuentuar nga turistët. Fotografitë e shpërndara në mediat sociale tregonin dëmet e mëdha që i janë shkaktuar ndërtesave, përfshirë edhe një kishë historike. Raportet thonë se edhe një spital është evakuuar për shkak të dëmeve të pësuara.

Ekipet e emergjencës janë transportuar me traget dhe helikopterë drejt ishullit, ndërkohë që një pjesë e tyre ndodhej në ishull për shkak të zjarreve të lokalizuara atje më herët. Ndërsa Instituti Kombëtar italian i Gjeofizikës dhe Vullkaneve e ka përcaktuar si një tërmet 4-ballësh, ndërsa homologët e tij evropianë dhe amerikanë flasin për një lëkundje toke 4.3-ballëshe.

Damage to Vinetum Hotel in Casamicciola, on 22 August 2017

people are pictured sitting on walls and checking phones for information in the street

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme