Thaçi: Letrat e Trumpit e kanë skicuar epilogun e dialogut Kosovë-Serbi

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ai në një postim në Facebook thotë se letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme