Thaqi: Duam fitore në kryeqytet, këtu fillon lufta për ta mbrojtur titullin

Prishtinë | 04 Sht 2022 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Prishtina do të përballet me Ballkanin, në kuadër të javës së pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat vijnë në këtë takim me një formë shumë të mirë dhe pritet spektakël në ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00.

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaçi ka thënë se janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Prishtinës, teksa shtoi se janë të motivuar për fitore.

“Së pari dua t’i falënderojë Xhebrailat për mbështetjen që na kanë dhënë gjatë gjithë kohës”, tha Thaqi për faqen zyrtare të klubit.

Anësori deklaroi se pikërisht nga kjo ndeshje fillon lufta për ta mbrojtur titullin e kampionit.

“Ne jemi të gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Prishtinës sepse këtu fillon lufta për të mbrojtur atë që fituam me shumë mund vitin e kaluar jemi të motivuar maksimalisht për fitore të dielën”, ka thënë Thaçi për faqen zyrtare të klubit.

Prishtina vjen në këtë sfidë pas dy fitoreve dhe një barazimi dhe renditet në pozitën e dytë me shtatë pikë të tubuara, ndërkohë që Ballkani në dy ndeshje të zhvilluara i ka arkëtuar gjashtë pikë. 

Të ngjashme