UBT institucioni privat me më së shumti programe studimi -akreditohen edhe 18 programe të reja

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Janë bërë 20 vite që prej kur UBT është themeluar si institucion i arsimit të lartë, dhe që nga ajo kohë UBT ka qenë lider i arsimit të lartë në vend, tani së fundmi duke mbajtur primatin si institucioni privat me më së shumti programe studimi dhe specializime të akredituara në vend.

Me vendimin e fundit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, krahas shumë programeve të tjera të studimit UBT ka marrë akreditimin edhe për 18 programe të reja studimi si dhe është riakredituar në 13 programe tjera, në të cilat tashmë edhe zyrtarisht mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit:

Psikologji (Bachelor), në Prishtinë
Teknik Dentar (Bachelor), në Prishtinë
Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes (Bachelor), në Prishtinë
Specializimet:

Aktiviteti Fizik në Shëndet dhe Mirëqenie;

Trajnimi dhe Trajnimi Sportiv;

Menaxhimi Sportiv.

Gjuhë Angleze (Bachelor), në Prishtinë
Shëndet Publik dhe Menaxhment (Master), në Prishtinë
Zhvillim dhe Urbanizëm (Master), në Prishtinë
Studime të Sigurisë (Bachelor), në Prishtinë
Administrim Biznesi (Bachelor), në Pejë
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (Bachelor), në Prizren
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (Bachelor), në Pejë
Juridik (LLB),në Prizren
E Drejta Penale (LLM), në Prishtinë
Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji (Bachelor), në Prizren
Shkenca Politike (Master), në Prishtinë
Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment (Master), në Prishtinë
Dizajn i Integruar i Avancuar (Master), në Prishtinë
Specializimet:

Dizajn i Modës;

Dizajn i Produktit;

Dizajn Grafik;

Dizajn Interieri;

Menaxhimi i pronave të paluajtshme dhe infrastrukturës ESLG (Bachelor), në Prishtinë-ESLG
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (Bachelor), në Prishtinë

Programet e riakredituara:

Sistemet e Informacionit (Bachelor), në Prishtinë
Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji (Bachelor), në Prishtinë
Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor (Bachelor), në Prishtinë
Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor (Master), në Prishtinë
Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor (Bachelor), në Ferizaj
Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor (Bachelor), në Prizren
Shkenca Politike (Bachelor), në Prishtinë
Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë (Bachelor), në Prishtinë
Dizajn i Integruar (Bachelor), në Prishtinë
Media dhe Komunikim (Bachelor), në Prishtinë
Media dhe Komunikim (Master), në Prishtinë
Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë (Master), në Prishtinë
Sistemet e Informacionit dhe Menaxhment (Master), në Prishtinë

Lista e programeve ekzistuese:

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri

Menaxhim i Mekatronikës

Sistemet e Informacionit

Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor

Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë

Shkenca Politike

Media dhe Komunikim

Juridik

Inxhinieri e Energjisë

Dizajn i Integruar

Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji

Muzika Moderne,Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi

Agrikultura dhe Inxhinieria e Mjedisit

Art dhe Media Digjitale

Teknik i Anesteziologjisë

Teknik i Radiologjisë

Infermieri

Farmaci

Stomatologji

UBT përgjatë 20 viteve punë të palodhshme akademike, ka sjellë çdo herë programe të reja të studimit për të rinjtë kosovarë, duke u bazuar në eksperiencat, idetë dhe modelet e universiteteve më të njohura dhe më prestigjioze të botës, shtuar këtu edhe ndjekjen e trendit të profesioneve më të kërkuara në botë.

Mijëra studentë të diplomuar në nivelet bachelor dhe master, diplomë kjo e njohur ndërkombëtarisht, si dhe me profesionistët dhe ekspertët më të mirë të fushave përkatëse të bashkuar në një vend, pra në UBT, kanë bërë që ky institucion të jetë numër një në arsimin e lartë, si për cilësi ashtu edhe për kushtet infrastrukturore moderne të saj.

Praktikat më të mira të mësimit bashkëkohor dhe modern, si dhe teknologjitë më të spikatura dhe të fundit të kohës i ka sjellë në Kosovë UBT, të gjitha në funksion të shkencës dhe akademisë, duke u hapur rrugë studentëve që të kenë mundësi të zhvillohen pa pasur asnjë pengesë në rrugëtimin e tyre akademik.

Realiteti Virtual dhe rrjeti global i teknologjisë së rrjeteve celulare pa tela 5G, janë dëshmi se UBT është institucion serioz për sa i përket zhvillimit të studentëve dhe teknologjive të reja, për t’iu mundësuar atyre ndjekjen e trendit teknologjik dhe të qënit i barabartë me secilin studentë të secilit shtet të botës.

Tjetër hap i rëndësishëm i UBT-së përgjatë këtyre 20 viteve është hapja e qendrave të teknologjisë dhe inovacionit në qytete të ndryshme të Kosovës, së fundmi me qytetin e Korçës dhe tani me Prizrenin, ku të rinjve po u hapen dyert për të gjetur vetën në fusha multidisiplinare të jetës shoqërore.

Me të gjitha kushtet e plotësuara dhe me mundësitë unike për studim, profesorët dhe ekspertët më të mirë, të gjithë të rinjtë kanë një zgjedhje për të bërë, dhe ajo është UBT.

Të ngjashme