Uk Lushi: Viti 2025 do t’i gjejë në Kosovë, Thaçin e Veselin bashkë me shokë

Prishtinë | 09 Shk 2023 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Analisti i politikës, Uk Lushi, që ishte edhe ish-ushtar i UÇK-së, ka parashikuar se kur mund të përfundojë gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Lushi beson se nëse në Gjykatën Speciale zbatohet drejtësia, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët do jenë në Kosovë në vitin 2025.

“Nëse drejtësia zbatohet në Hagë, jam i besimit të plotë që viti 2025 do t’i gjejë në Kosovë Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryekuvendarin Kadri Veseli bashkë me shokë.” – kështu ka shkruar Lushi.

Kujtojmë se, Gjykata Speciale ende nuk ka filluar gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Të ngjashme