101 vjeçarja voton në Malishevë

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Një 101 vjeçare ka votuar në fshatin Shkozë të Komunës së Malishevës.

Drejtori i Shkollës Fillore në këtë fshat, Arben Bytyçi ka postuar një fotografi në faqen e tij në facebook me votuesen me të vjetër të fshatit.

“Me votuesen më të vjetër të fshatit Shkozë, hallën Zade 101 vjecare, si dhe kolegun Samed Bytyqi. Ne votuam, votoni edhe Ju Respekt!”, ka shkruar Bytyçi.

Kujtojmë se sot edhe Arif Demaj, 98 vjeçar nga Rugova ka votuar sot në qytetin e Pejës, konkretisht në shkollën “Shaban Spahija”.

Të ngjashme