50% e popullsisë së BE-së është vaksinuar kundër Covid-19

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Gjysma e popullsisë së Bashkimit Evropian tani është vaksinuar plotësisht kundër Covid, sipas vlerësimeve aktuale të AFP. Në total, 223.8 milion persona kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Nga 27 Shtetet Anëtare të Unionit, 13 shtete kanë vaksinuar plotësisht 50% të popullsisë, përfshirë vendet europiane me popullsinë më të madhe: Spanja (58%), Italia (54%), Franca (53%) dhe Gjermania (52%) .

Vendet me normat më të larta të vaksinimit janë Malta (74%, me një popullsi prej gjysmë milioni), Belgjika (59%) dhe Spanja (58%). Vendet më me pak të vaksinuar janë Bullgaria (14%) dhe Rumania (25%). %). Rreth 60% e popullsisë së BE -së (59.5%) ka marrë  një dozë të një vaksine të Covid pra 265.9 milion njerëz.

Bashkimi Europian ka lënë pas Shtetet e Bashkuara për sa i përket fushatës së vaksinimit: që nga 1 gushti, 49.7% e popullsisë amerikane është vaksinuar plotësisht (krahasuar me 49.8% për BE-në) ndërsa 57.8% e popullsisë amerikane ka marrë të paktën një dozë (krahasuar me 59.3 % për BE-në)

Të ngjashme