60 aforizma të spikatura nga nobelisti Anatole France

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 22:10 | Nga Ekonomia Online

Anatole France (1844 – 1924) ishte shkrimtar francez, anëtar i Akademisë franceze, një nga penat më të fuqishme letrare të fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX.

Ai është autor i “Krimi i Silvestër Bonarit”, “Ishulli i pinguinëve”, “Histori bashkëkohore”, vlerësuar me çmimin Nobel për letërsinë në vitin 1921.

Ekonomia Online ka përmbledhur 60 aforizmat më të spikatura të tij:

  1. Më shumë se çdo gjë më tremb budallai që përpiqet të bëjë biseda inteligjente.
  2. Të urtët nuk janë kureshtarë.
  3. Toka është si femra: nuk do që të jemi as të ndrojtur e as të dhunshëm me të.
  4. Një femër është e sinqertë, kur nuk thotë gënjeshtra të panevojshme.
  5. Shteti është si trupi njerëzor: jo të gjitha organet e tij janë fisnike.
  6. Poezia duhet të jetë shpërthimi natyror i shpirtit tonë.
  7. E mira publike përbëhet nga një numër i madh të këqijash private.
  8. Nëse pesëdhjetë milion njerëz mbështesin një marrëzi, ajo njësoj mbetet një marrëzi.
  9. Të qeverisësh do të thotë të krijosh pakënaqësi.
  10. Pa iluzione, njerëzimi do të vdiste prej mërzisë e dëshpërimit.
  11. Femrat nuk e vendosin me dashje, mbi gjoksin e tyre delikat, grathoren e një dashurie të vërtetë.
  12. Është pothuajse e pamundur të shpallet një ligj që t’i përputhet qëllimit të ligjvënësit.
  13. Njeriu, ndonëse nuk di se ç’të bëjë me këtë jetë, do edhe një tjetër që t’i zgjasë përgjithmonë.
  14. Zoti i vërtetë është në zemrën e të diturit.
  15. Njeriu nuk beson atë që është realitet, por atë që ai dëshiron të jetë.
  16. Të mos humbim asgjë nga e shkuara. Vetëm me të shkuarën ndërtohet e ardhmja.
  17. Mësohet vetëm përmes argëtimit.
  18. Dëshirat, edhe ato më të pafajshmet, kanë këtë të keqe, që na nënshtrojnë ndaj të tjerëve dhe na kthejnë në skllevër.
  19. Thjeshtësia është gjë e rrallë mes mendjendriturve, dhe akoma më e rrallë mes injorantëve.
  20. Ndrojtja u jep femrave një nur të parezistueshëm.
  21. E ardhmja fshihet pas hijeve të njerëzve që e bëjnë të ndodhë.
  22. Ndëshkimi për krimin e kryer është fakti që e ke kryer. Dënimi që cakton ligji është i padobishëm.
  23. Pa ironinë, bota do të ishte si një pyll pa zogj.
  24. Arti i mësimdhënies është vetëm arti i zgjimit të kureshtjes natyrore që kanë mendjet e reja.
  25. Artisti duhet ta dojë jetën e të na tregojë se është e bukur: pa të nuk do të ishim dhe aq të sigurt.
  26. Krishterimi ka bërë shumë për dashurinë, duke e kthyer në mëkat.
  27. Opinioni publik, për shumë njerëz është një arsye për të mos pasur mendime personale.
  28. Aftësia e dyshimit është e rrallë mes njerëzish: vetëm një numër shumë i kufizuar intelektesh mbart me vete mugujt, të cilët nuk zhvillohen pa kulturë.
  29. Kur diçka është thënë, dhe është thënë mirë, mos e vrit mendjen: merr e kopjoje.
  30. Nëse di të vuash, vuan më pak.
  31. Ka ilaçe që i bëjnë femrat të flasin, por nuk ka asnjë që t’i bëjë të heshtin.
  32. Popujt që nuk kanë as tregti e as industri nuk janë të detyruar të luftojnë, ndërsa për një popull të zhvilluar, një politikë pushtimesh është e domosdoshme.
  33. Të mbahesh si njeri pa paragjykime është në vetvete një paragjykim i madh.
  34. Fatkeqësia është mësuesja dhe mikja jonë më e mirë. Është ajo që na e shpjegon kuptimin e jetës.
  35. E shkuara është i vetmi realitet njerëzor. Gjithçka është, është e shkuar.
  36. Është në natyrën e njeriut: të mendojë me arsye e të veprojë marrëzisht.
  37. Lexuesi nuk i do surprizat: në një histori kërkon vetëm budallallëqet që njeh.
  38. Mëshirën e të pasurit ndaj të varfrit e konsideroj fyese dhe të kundërt ndaj vëllazërisë së vërtetë njerëzore.
  39. Në të vërtetë, pasioni është një shkretëtirë e thatë.
  40. Meshkujt vendosin pafundësinë brenda dashurisë: femrat nuk e bëjnë këtë gabim.
  41. Njerëzit e ndikuar nga një fe dosido nuk kanë asgjë më urgjente se të shfarosin këdo që e mendon ndryshe, sidomos nëse dallimet janë minimale.
  42. Ideja e një drejtësie të drejtë nuk mund të mbinte gjetiu përveçse në kokën e një anarkisti.
  43. Ai që e kundërshton veten ka më shumë mundësi se dikush tjetër që të thotë ndonjëherë të vërtetën.
  44. Nuk mund të jepet gjë më e çmuar se shpresa.
  45. Mendimi i të tjerëve nuk vlen as flijimin e vetëm njërës nga dëshirat tona.
  46. Për të arritur gjëra të mëdha, nuk duhet vetëm të veprojmë, por edhe të ëndërrojmë; jo vetëm të projektojmë, por edhe të besojmë.
  47. Nëse bukuria është një hije, dëshira është një vetëtimë.
  48. Rastësia është ndoshta pseudonimi i Zotit, kur ai nuk dëshiron të vërë firmën.
  49. Drejtësia është të sanksionosh padrejtësinë ekzistuese.
  50. Fjalori është universi i renditur sipas alfabetit, është libri i përkryer; të gjithë librat e tjerë gjenden brenda tij, mjafton veç t’i nxjerrësh.
  51. Librat që të gjithë admirojnë janë ata që askush nuk i lexon.
  52. Pronësia ka për origjinë vetëm forcën: ajo lind e ruhet me forcë, dhe nuk tjetërsohet përveçse me ndonjë force më të madhe.
  53. U bëjmë vërejtje njerëzve që flasin për vete, por ai është argumenti që zotërojnë më mirë.
  54. Njeriu nuk është kurrë i lumtur përveçse për shkak të ndonjë grimce injorancë.
  55. Edhe vetëm një varg i bukur e ka përmirësuar jetën njerëzore më shumë se të gjitha kryeveprat e teknologjisë.
  56. Në aftësinë për të gënjyer vetveten dallohet madhësia e talentit.
  57. Lëmosha turpëron si atë që merr, si atë që jep.
  58. Nuk ekzistojnë njerëzit e dëlirë, ka vetëm të flashkët, hipokritë, maniakë dhe të çmendur.
  59. Virtyti i parë i njerëzve të fisëm është sinqeriteti. Ata e kanë çrrënjosur hipokrizinë nga zemrat e tyre.
  60. Barazia e ligjit u ndalon të pasurve ashtu si të varfërve, të flenë nën ura, të lypin dhe të vjedhin ushqim.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme