70 viktima nga përmbytjet në Turqi

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Numri i të vdekurve nga përmbytjet që goditën rajonet perëndimore të Detit të Zi në bregdetin verior të Turqisë ditët e fundit vazhdon të përkeqësohet. Sipas të dhënave të përditësuara këtë mëngjes nga mbrojtja civile e Ankarasë (Afad), vdekjet e konfirmuara kanë rritur në 70, nga të cilat 60 në provincën e Kastamonu, 9 në Sinop dhe 1 në Bartin.

Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit për çdo të mbijetuar vazhdojnë. PO kështu vijojnë aksionet për të pastruar zonat e përmbytura nga mbeturinat e baltës, të cilat kanë zhytur shtëpitë, rrugët dhe makinat, duke shkatërruar gjithashtu urat dhe infrastrukturën tjetër civile.

Të ngjashme