Adele shihet për herë të parë pas shumë muajsh, duket vitale dhe e lumtur pas divorcit

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Adele dukej e pabesueshme pasi u pa për herë të parë prej muajsh në mbrëmjen e “Oscars” të Daniel Kaluuya në Los Angeles të dielën në mbrëmje.

Këngëtarja 32 vjeçare, e cila ka rënë drastikisht në peshë, festoi fitoren e mikut të saj, i cili mori çmimin “Aktori më i mirë në rol dytësor” në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të kinematografisë, shkruan DailyMail.

Adele duket se po kalonte kohën më të mirë ndërsa bënte ‘selfie’, shijonte kokteje dhe kërcente me miqtë deri në orët e para të mëngjesit, me ahengun që besohej se ishte zhvilluar në një shtëpi private.

Adele kishte veshur një pallto jeshile me kostum të ‘LaPointe’, vlera e së cilit shkon deri në 2,450 dollarë.

Ajo e kombinoi pallton me një jelek të zi dhe vathë në vlerë 620 dollarë të markës “Shaune Leane”.

Në një video, të shpërndarë nga ekipi i pijeve Curly Bartender, Adele dukej sikur ishte jeta dhe shpirti i festës ndërsa këndonte këngën “I’m Real” nga Jennifer Lopez dhe Ja Rule.

Ajo i tha grupit: “Unë jam DJ, ja ku do të shkojmë!”, para se të merrte telefonin e saj për të zgjedhur këngën.

Dhe kënga provoi të ishte një zgjedhje popullore nga të pranishmit në festë ndërsa ata filluan të kërcenin kur kënga u lëshua.

Paraqitja e saj në këtë festë vjen dy muaj pasi divorci i Adele me ish-burrin Simon Konecki u finalizua pothuajse dy vjet pas ndarjes së tyre.

Adele thuhet se u detyrua të përdorë ndërmjetësues për të ndarë pasurinë e saj 190 milionë dollarëshe gjatë procedurave.

US Weekly pretendon se këngëtarja dhe CEO i organizatës bamirëse, të cilët së bashku kanë një djalë tetë vjeçar, i quajtur Angello, paraqiti një dosje në të cilën ish-çifti ‘vendosi të përcaktojë të drejtat e pronës së komunitetit dhe borxhet përmes ndërmjetësimit’.

Adele dhe Simon thuhet se kanë ‘përfaqësuar veten’ në këtë çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme