Ahmeti: Delegacioni Shtetëror nuk është për suspendimin e taksës, qëndrimi i SHBA-së dihet

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj deklarimeve të Presidencës së Kosovës se Delegacioni Shtetërorë, të cilin ai e kryeson, është për suspendimin e taksës.

Këtë Ahmeti e ka shprehur nëpërmes një deklarate në Facebook, ku ka shkruar:

Postimi i plotë:

Disa media po informojnë se Delegacioni Shtetëror kinse qenka deklaruar për suspendimin e taksës.

Delegacioni Shtetëror nuk është deklaruar për suspendimin e taksës. Ka qendrime te subjekteve të ndryshme dhe ato janë tashmë të njohura për publikun. Për më shumë, as unë nuk jam deklaruar për suspendimin, as në këto takime dhe as në takime tjera. Kemi folur për arsyeshmërinë e taksës dhe pse ka qenë e nevojshme.

Qëndrimi i SHBA është i qartë. Edhe arsyeja e taksës është e qartë. Tash i mbetet Kosovës me vendos se cili është interesi strategjik. Çfarëdo veprimi që shihet si fitore personale dhe fitore elektorale e dëmton Kosovën dhe pozicionin negociator të saj.

Të ngjashme