AKP zgjat afatin e pagesave të qiradhënieve dhe shitjes se aseteve

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Agjencia Kosovare e Privatizimit për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirusi ka marrë vendim për zgjatjen e afatit të të gjitha pagesave që janë në proces nga shitjet e aseteve dhe qiradhëniet për 90 ditë kalendarike, duke filluar nga data 24 Mars 2020.

“Në përgjigje të situatës së krijuar për shkak të pandemisë globale nga COVID 19 dhe duke ju bashkangjitur veprimeve e vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës në menaxhim të situatës së krijuar, njofton opinionin publik se Bordi i Drejtorëve ka marrë vendim për zgjatjen e afatit të të gjitha pagesave që janë në proces nga shitjet e aseteve dhe qiradhëniet për 90 ditë kalendarike, duke filluar nga data 24 Mars 2020”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme