Aksidentohet një motoçiklist në Prishtinë

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 15:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në rrugën “Migjeni” në Prishtinë ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçiklete.

Motoçiklisti ka marrë lëndime të lehta trupore, me ç’rast është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, raporton Ekonomia Online.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe ambulanca.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Migjeni në Prishtinë. Në aksident kane qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

Të ngjashme