Aktorja Patricia Bosworth vdes nga Coronavirusi

Prishtinë | 05 Pri 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Aktorja Patricia Bosworth, ka vdekur në moshën 86 vjeçare – pas komplikimeve të shkaktuara nga virusi korona.

Lajmin e bëri të ditur një i afërm i Bosworth për New York Times, i cili tha se pneumonia e sjellë nga virusi ishte shkaku i vdekjes, transmeton Klan Kosova

Bosworth vdiq të enjten në New York.

Bosworth luajti një murgeshë përballë Audrey Hepburn në klasikin “The Nun’s’s Story” në 1959.

Biografia e saj mbi Arbus shërbeu si bazë për filmin e vitit 2006 “Fur: An Imaginary Portrait of Diane Arbus”, në të cilin luajti Nicole Kidman.

Kujtojmë se Bosworth studioi aktrimin në ‘Studio Actors’ së bashku me Marilyn Monroe, Paul Newman, Steve McQueen dhe Fonda.

Bosworth e ktheu vëmendjen e saj nga aktrimi për t’u përqëndruar në një karrierë në gazetari si një redaktore dhe shkrimtare e suksesshme.

Ajo shkroi për revistën The New York Times dhe ishte një redaktuese për disa botime, duke përfshirë Screen Stars dhe McCall, teksa kontribuoi edhe në Vanity Fair.

Të ngjashme