Albërie Hadërgjonaj mahnit me linjat trupore

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, ka tash e sa kohë që përveç muzikës, ka zhvendosur aktivitetin e saj edhe në biznes.

Ajo ka hapur një atelie në Tiranë dhe ka sjell një linjë të saj veshjesh, përkatësisht fustane elegantë për vajza.

Këngëtarja nga Deçani shfrytëzon rastin që përmes paraqitjeve të saj në dhe fotografive në rrjetet sociale, t’i promovojë veshjet e saj.

Një gjë të tillë e ka bërë në fotografitë e fundit që ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Ajo ka qenë e ftuar për të performuar në eventin “Miss Shqipëria”, ndërsa i ka mahnitur të gjithë me fustanin e saj të bardhë dhe transparent në disa pjesë të tij.

Material i tejdukshëm te dekolteja dhe vënia në pah e siluetës ishin detaji që e bënin edhe më të veçantë këtë veshje në trupin e këngëtares.

Hadërgjonaj përndryshe kishte premtuar për fansat e saj sivjet një album në muajin maj, por që ende nuk është publikuar. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme