Aliu për rrugën që lidh pesë komuna: Duhet së pari një projekt dhe analizë

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka folur për rrugën malore që lidh pesë komuna të Kosovës, për të cilën ka thënë se nuk mund të nisë pa u bërë një plan i mirëfillte.

“E pata në lidhje me çështjen që e ngriti deputetja Rrezarta Kransiqi për rrugën e cila lidh pesë komuna dhe kalon nëpër territorin malor nga komuna e Prishtinës nëpër territorin e komunës së Kastriotit, Vushtrrisë, Podujevës, Mitrovicës dhe që si ide është ngritur këtë vit në takimet që kemi pasur me kryetarët e komunave, respektivisht kryetarit të komunës së Vushtrrisë e që i kemi konsideruar interesante”, ka thënë Aliu në foltoren e Kuvendit.

“Edhe kjo është ide, e për ide duhet me bo projekt, duhet me bo analiza e për të cilën kemi bo buxhet”.

Ai tha se do të analizohet traseja se kah duhet t’i bie rrugë, cilat mund të jenë efektet, çfarë ndikime mjedisore dhe sociale mund të ketë.

Aliu tha se nuk mund të niset rruga pa u bërë shpronësimi sepse të tilla përvoja kanë ndodhur më parë e të cilat po provojnë që t’i ndalin.

Të ngjashme