Ambasada britanike do ta mbikëqyrë përzgjedhjen e stafit në pozita të larta në Komunën e Prishtinës

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 11:59 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasada e britanike në Kosovë do të ndihmoj Komunën e Prishtinës në procesin e përzgjedhjes së stafit nëpër poste të larta.

Me këtë rast u bë nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të ambasadorit Ruairi O’Connell dhe kryetarit Shpend Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Kryetari Ahmeti, tha se përmes këtij memorandumi do të sigurohen se do të zgjidhen personat më në mirë nëpër pozitat e larta, duke përfshirë bordet e ndërmarrjeve publike.

“Ambasada ka shprehë shqetësimin në përgjithësi për pozitat e larta në institucioneve Kosovës. Për neve është kënaqësi ta zgjerojmë këtë projekt në nivelin lokal dhe jemi komuna e parë që po e bënë këtë punë. Kjo është një mundësi që të tregojmë transparencën dhe të sigurohemi që po e bëjmë përzgjedhjen më të mirë të mundshme”.

“Kompania e përzgjedhur nga ambasada do të jetë aty gjatë gjithë procesit për pozitat të cilat jemi marrë vesh. Shpresoj që ky do jetë hapi i parë jo vetëm për Prishtinën por për të gjitha komuna”.

“Kjo është mundësi që të tregojmë transparencën dhe të sigurohemi edhe ne se po e bëjmë më të mirën. Bordet e ndërmarrjeve janë me rëndësi për paritë dhe ka presion këtë nuk mund ta mohojmë. Kjo është lehtësim për ne. Janë pozita qe po vijnë në këtë fazë për komunën dhe janë të rëndësisë së lartë. Po flasim për ndërmjet, duke filluar nga NPB-ja në katër pozita në bord, për parkingjet, pallatin e rinisë”.

Ahmeti ka paralajmëruar se do të shpallet konkurs për emërimin e anëtarëve të bordit në ndërmarrjen “Prishtina Parking”.

Ambasadori O’Connell, tha se problemi kryesor në Qeverinë e Kosovës është nepotizmi, prandaj ka vlerësuar se ky projekt mund të rezultojë i suksesshëm vetëm nëse arrihet të ndryshohet kultura për punësimin e njerëzve pa merita dhe në bazë partiake dhe familjare, raporton EO.

“Ne kemi filluar këtë projekt para dy viteve për  të ndihmuar sektorët qeveritare për të punësuar njerëz sipas meritave, por nuk marrim përgjegjësi për këtë punë nëse krijohen raste të kundërta”.

“Ai që punon në sektorin publik duhet të jetë i pavarur dhe i aftë. Ne nuk marrim përgjegjësinë për këtë punë. Projekti deri tash përfshin disa pozita. Mund te kemi sukses vetëm kur ndryshohet kultura e punësimit të njerëzve në baza partiake, familjare”.

“Ka njerëz të aftë në Kosovë. Nëse mendoni që është procesi fer konkurroni, nëse mendoni që nuk është fer konkurroni dhe tregoni se mund të mund të zgjidheni në bazë të meritave”.

Të ngjashme