Ambasada e Japonisë ofron përkrahje për Kosovën dhe ndihmë për furnizim me pajisje mjekësore

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

I ngarkuarin me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawar me bashkëpunëtorë gjatë ditës ka vizituar Ministrinë e Shëndetësisë, për t’i uruar ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Vitia marrjen e detyrës dhe për të ofruar mbështetjen e tij për Kosovën.

Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se Ambasada e Japonisë ka ofruar bashkëpunim për ndihmë në projekte, veçanërisht në furnizim me pajisje shëndetësore.

“Të dyja palët shprehën shqetësimin për situatën pandemike me COVID-19 që ka përfshirë botën në përgjithësi, por edhe për menaxhimin e mëtejmë të situatës në veçanti. Ambasada e Japonisë si partner i përhershëm i MSh ofroj bashkëpunimin dhe ndihmën në projekte, me fokus të veçantë në furnizimin me pajisje shëndetësore”, thuhet në komunikatë.

Ministri Vitia falënderoi ambasadorin për përkrahje të vazhdueshme dhe u dakorduan që në takimet e radhës të radhës të trajtojnë projekte konkrete.

“Shteti i Kosovës është falënderues për shtetin japonez, për ndihmën konkrete që ka ofruar gjatë kësaj kohe të pandemisë Covid-19”, thuhet tutje në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme