Ambasadorët e vlerësojnë të suksesshme vizitën e Lajçakut, mbështesin rifillimin e dialogut me Serbinë

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak ka përfunduar sot vizitën e tij në Kosovë.

Në kuadër të kësaj vizite, Lajçak u takua me udhëheqësit e institucioneve në Kosovë, përfshirë këtu edhe ambasadorët e vendeve të ndryshme.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se i vie mirë që ka dëgjuar nga Lajçak se ai kishte takime shumë konstruktive në Kosovë.

“Më vjen mirë të dëgjoj nga Miroslav Lajçak se ai kishte takime shumë konstruktive në Kosovë. Në pritje të rinisjes së shpejtë të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian me mbështetjen e SHBA-ve, si dhe formimin e shpejtë të institucioneve”, ka shkruar Orlando.

Në anën tjetër ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott ka shkruar se Britania e Madhe ndanë pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë mirë i përgatitur.

“Isha i kënaqur kur pashë që vizita e Miroslav Lajçak për të diskutuar dialogun Kosovë-Serbi ka shkuar mirë. Mbretëria e Bashkuar ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis BE dhe SHBA-ve. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë arritjen e një marrëveshje që mbështet njerëzit e Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Abbott.

“I was pleased to see that Miroslav Lajčák’s visit to discuss the Kosovo-Serbia dialogue has gone well. The UK shares his and Albin Kurti’s view that the dialogue is important and should be well-prepared, principled, and coordinated between the EU and US. The UK stands ready to support achieving a deal that supports the people of Kosovo and the region” ka shkruar Nicholas Abbott.

Të ngjashme