Ambasadori zviceran: Mbështesim Shqipërinë në integrimin evropian

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori zviceran në Shqipëri Adrian Maitre nga Shkodra pas inagurimit të lulishtes “Vaso Kadia” me kryebashkiaken Voltana Ademi foli për krizën politike në Shqipëri.

Ai tha se palët duhet të ulen në dialog, ndërsa ka folur edhe për atë çfarë ndodhi me ambasadorin e OSBE, duke cilësuar se të mos respektosh statusin diplomatik është e rrezikshme.

Maitre theksoi gjithashtu se Shqipëria ka mbështetje për integrimin evropian.

“Palët duhet që të gjejnë një dialog mes tyre dhe kjo do ishte gjëja e duhur. Duhet të jesh i gatshëm për dialog. Jam tërësisht me kolegët e mi që dhuna ngado që vjen është e papranueshme. Në vendin tim çelsi i suksesit ka qenë dialogu dhe dakordësia mes palëve për përparim.

Sa i përket zgjedhjeve nëse duhet të bëhen apo jo duhet ta marrin shqiptarët dhe autoritetet shqiptare. Ajo që mund të them është që zgjedhjet janë faktor kryesor për demokracinë dhe duhet të kesh mundësi të zgjedhësh mes palëve të ndryshme”..“Duhet ta dëgjojmë njeri-tjetrin dhe sa i përket asaj që i ndodhi ambasadorit të OSBE është e rrezikshme të mos respektosh statusin diplomatik. Mbështesim Shqipërinë në integrimin europian. Më kanë informuar se ka patur dhunë në protesta dhe nëse ka patur nuk është zgjidhja e duhur dhe nuk është gjë e mirë”, tha ai, raporton Tch.

Të ngjashme