Arabia Saudite me lojë fantastike, befason Argjentinën, që cilësohej favorit për titull

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 13:15 | Nga Ekonomia Online


Arabia Saudite e ka mposhtur Argjentinën, me rezultat 2-1, në kuadër të ndeshjes së parë në Grupin C.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Lionel Messi, në minutën e 10’, nga penalltia, derisa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Arabia e barazoi fillimisht rezultatin me Saleh Al-Shehri, teksa vetëm katër minuta më vonë, Arabia Saudite kaloi në epërsi me S. Al Dawsari. Me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja.

Kështu Arabia pas fitores, prin në Grupin C, me tri pikë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme