Arlind Ajeti shënoi gol në fitoren e Reggianas

Prishtinë | 23 Jan 2021 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Arlind Ajeti e ka shënuar golin e parë në Serie B me skuadrën e tij.

Reggiana fitoi ndaj LR Vicenzas me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së 19-t në rangun e dytë të futbollit italian.

Ajeti e shënoi golin e parë të skuadrës së tij në minutën e 18-t.

Qendërmbrojtësi 27-vjeçar u shënua për herën e parë në listën e realizatorëve me skuadrën e re pas 11-t ndeshjeve të zhvilluara në Serie B.

Ai u transferua te Reggiana në Itali nga skuadra e Vejles, që bën gara në Superligën e Danimarkës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme