Arrestohen dy shitës të heroinës në Prizren

Prishtinë | 02 Kor 2022 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë përfunduar në pranga dje, pasi dyshohet se po bëjnë shitblerje të susbstancave narkotike, të llojit heroinë.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren, diku rreth orës 11:40.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve në shtëpitë dhe objektet përcjellëse, tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 1.42 gramë heroinë, si dhe një peshore digjitale.

“Me vendim të prokurorit  njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme